Transmetuar më 24-01-2017, 07:59

Përdhunojnë një vajzë dhe e filmojnë gjithçka duke e transmetuar direkt në Facebook. Por policia i identifikon të dyshuarit e krimit të ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës dhe i arreston gjatë ngjarjes në një apartament në Uppsala, të Suedisë.

Video e cila u hoq nga rrjetet sociale, tregonte një vajzë e cila përdhunohej në mënyrë të përsëritu nga tre meshkuj. Teksa ndodhte gjithë ngjarja, një dëshmitare që pa gjithçka live në Facebook. JosefineLundgren, 21 vjeçe, lajmëroi policinë dhe e sinjalizoi për videon shokuese, shkruan noa.al.

Në sajë të transmetimit direkt, policia arriti të identifikojë vendndodhjen, duke arrestuar të dyshuarit të cilët po abuzonin për vajzën./a.y/noa.al