Transmetuar më 23-01-2017, 22:35

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lindje të Londrës, në një ndërtesë tre katëshe, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Shpërthimi ndodhi gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa disa banorë janë evakuuar nga vendngjarja.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ambulancat mjekësore vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e shpërthimit, kurse qarkullimi është ndaluar në zonën pranë shpërthimit.

Paraprakisht zyrtarët nuk janë në gjendje që të përcaktojnë shkaqet e shpërthimit.