Transmetuar më 23-01-2017, 22:12

Një djalë në Indi ka shokuar me veprimin e tij duke vrarë një fëmijë 9-vjeçar dhe më pas i ka pirë gjakun dhe ka ngrënë pjesë të trupit të tij.

Djaloshi 16-vjeçar, Vikesh Kumar, u kthye në kanibal pas frymëzimit në një program televiziv, shkruan Mirror.

Djaloshi bindi 9-vjeçarin që të shkonte në banesën e tij dhe atje ai kreu krimin makabër.

Pas therjes ai i shkuli zemrën dhe më pas i preu trupin në pjesë.

Pjesët e mbetura nga trupi i prerë ai i futi në një çantë të cilën e la 45 metra larg banesës së tij.

Pas arrestimit nga policia ai ishte në një gjendje normale dhe u soll sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sipas investiguesve ai i kishte thene babait se e tërhiqte mishi i njeriut, madje kishte tentuar të hante veten.

Nëna e viktimës ka kërkuar dënimin me vdekje për kanibalin.

Fqinjët thanë se pavarësisht se familja e 16-vjeçarit ishte e varfër, ata e kishin dërguar në një shkollë private për të studiuar.