Transmetuar më 23-01-2017, 21:43

Mediat në Serbi gjatë ditës së sotme shkruajtën se futbollisti Adnan Januzaj, i cili aktivizohet në “Premier Ligë”, të Sunderland, ka bërë kërkesë në FIFA që të ndërrojë Përfaqësuese.

Sipas tyre, Januzaj dëshiron të lërë Belgjikën, për të luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës.

Zërat janë mohuar nga menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, i cili tha se këto shkrime janë të pavërteta.

“Nuk ka asgjë konkrete, asgjë të vërtetë. Të gjitha këto shkrime janë të pavërteta”, ka thënë Shala për mediat kosovare.

Januzaj ndryshe nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e të tjerët që kanë luajtur për shtete të tjera pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka mundësi që të aktivizohet për Kosovën, pasi nuk ka luajtur për Belgjikën.