Transmetuar më 23-01-2017, 21:00

Goditet një rast i mitëdhënies në Kavajë ku një person është arrestuar në flagrancë, pasi tentoi ti ofrojë ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara.

Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë, u arrestua gjatë ditës së sotme, pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volksëagen.

Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.

Mbi të rëndon vepra penale, "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"./noa.al/