Transmetuar më 23-01-2017, 20:29

Pranga për tre persona në Gramsh të cilët dyshohen se vodhën me dhunë një person.

Tre personat, Bujar Qyra, 46 vjeç, Sokol Bërdëllima, 29 vjeç, Vera Çekrezi, 40 vjeçe, u arrestuan në flagrancë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  dyshohen të kenë vjedhur në një banesë, me dhunë shtetasin XH.H, 37 vjeç banues në Lushnje.

Të tre shtetasit dyshohen ti kenë marrë një aparat celular dhe 20.000 lekë të reja.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi ta rëndon vepra penale "Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim"./noa.al/