Transmetuar më 23-01-2017, 19:47

Njihuni me Pearl  krokodilin albin. Një video e jashtëzakonshme tregon një aligator të bardhë si bora duke dalë nga uji.

Kafsha 1.5 metra e gjatë e 48 kg është filmuar në Gatorland, Orlando, Florida. “Pearl është 10 vjeçe” tha një zëdhënës për parkun. Korokodili ka qëndruar në Gatorland për 7 vite.

“Mbërriti në Gatorland kur ishte vetëm tre vjeç. Pearl është një aligator albin, për shkak të mungesës së plotë të pigmentit, e cila i bën lëkurën e saj të bardhë dhe sy rozë.

Vizitorët në park që vinë ta shohin janë të shumtë, pasi shprehin kuriozitet për një aligator me ngjyrë të rrallë si Pearl”./b.l/noa.al/