Transmetuar më 23-01-2017, 19:38

Princ Leka dhe Elia Zaharia e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë vitit që lamë pas, ku dasma e tyre ishte shumë e përfoluar si nga mediat tona ashtu edhe nga shumë të huaja.

Ata u martuan në ditëlindjen e Mbretit Zog, më 8 Tetor, ndërsa Princ Leka, ka bërë edhe dedikimin e tij të parë në mënyrë publike për Elian.

“Dashuria e vërtetë”, shkruan Princ Leka krahas një fotografie të postuar në rrjetet sociale.

Të dy bashkë formojnë një çift mjaft simpatik.