Transmetuar më 23-01-2017, 19:38

Një grua u shfaq në televizion dy vjet pasi burri i saj e varrosi atë, por ajo kishte qenë gjallë gjatë gjithë kohës dhe kishte humbur kujtesën. Abgragh Muhamed kishte mbajtur funeralin e gruas së tij të supozuar në vitin 2014, pasi ajo u mendua se kishte vdekur pas lëndimeve serioze në një aksident me makinë në Marok.

Burri i saj u trondit kur rastësisht ajo u shfaq e gjallë në një program të njohur televiziv, i cili ka për qëllim t’i ribashkojë njerëzit që kanë humbur kontaktin me njëri-tjetrin.

Besohet se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, duke humbur kujtesën dhe se trupi që burri kishte varrosur nuk kishte qenë i gruas së tij.

Ky lëndim bëri që ajo të humbte kujtesën dhe të harronte identitetin e saj. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë kishte bërë gruaja që nga aksidenti, as si ishte shpallur e vdekur gabimisht.

Pas aksidentit, doktorët i kishin thënë Muhamedit në spitalin Casablanca se gruaja e tij kishte vdekur për shkak të lëndimeve. Ai kishte mbajtur funeralin, duke mos e ditur se i kishin dhënë trupin e gabuar për të varrosur.