Transmetuar më 23-01-2017, 19:00

Njihuni me Caroline Arthur, gruan me këmbët më të gjata në botë, e cila synon të thyejë rekord Guiness.

Ish-modelja 39 vjeçare nga Melbourne, nënë e dy fëmijëve ka gjymtyrë që shkojnë deri në 129 cm duke filluar nga beli i saj.

“Besoj se kam këmbët më të gjata në Australi, dhe me aq sa di edhe në Amerikë,” tha për Daily Mail Arthur.

Caroline ka luftuar gjithmonë për të gjetur rroba të cilat t’i përshtaten trupit të saj të gjatë, si dhe është ndeshur shpesh me shikimet e habitura të njerëzve që shkëmbehet në publik.

"Miqtë e mi gjithmonë duhet të jetë pak të përgatitur kur vendosin të dalin jashtë me mua, sepse njerëzit do ia ngulin sytë, veçanërisht në qoftë se unë jam e veshur me këmbët jashtë”, tha ajo.

Rekordin e mban për momentin Svetlana Pankratova nga Rusia me këmbë 130 cm të gjata, kështu që Arthur është shumë afër saj./b.l/noa.al/