Transmetuar më 23-01-2017, 16:53

Nëse disa njerëz zgjohen njësoj si janë shtrirë në darkë, shumë të tjerëve u ndodh të zgjohen në pozicionet më të çuditshme. Mund t’ju duket e habitshme por mënyra se si ju flini tregon anët e fshehta të personalitetit tuaj. Ilustrimet tregojnë gjashtë pozicione ndërsa në vijim do të lexoni shpjegimet përkatëse.

1. Jeni një person i qetë dhe i besueshëm që nuk preket lehtë nga fjalët apo veprimet e tjerëve.Keni frikë nga e ardhmja, por u buzëqeshni edhe ditëve më të këqija, pasi keni aftësinë të përshtateni në çdo situatë dhe të nxirrni më të mirën tuaj.

2.Keni dëshirën të ndiheni gjithmonë i mbrojtur dhe i pranuar nga shoqeria. Nuk mund të duroni nëse dikush nuk ju pëlqen.

3.Jeni një lider i lindur. Jeni impulsivë dhe riskoni shumë. Gjithmonë jeni ju që ndërmerrni hapin e parë, pasi jo shumë gjëra ju frikësojnë. Jeni të përgjegjshëm dhe nuk ju pëlqejnë surprizat. Pëlqeni të keni çdo gjë nën kontroll.

4. Jeni një njeri pozitiv që pelqen të jetojë jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jeni racional, por kokëfortë dhe këmbëngulës. Dëshironi të jeni në qëndër të vëmendjes dhe karakterizoheni nga personaliteti i fortë.

5. Jeni një person që përshtateni lehtësisht, jeni i rreptë dhe kur i vendosni një qëllim vetes e arrini me çdo kusht. Sipas living, kërkoni shumë nga vetja.

6. Jeni gjithmonë në kërkim të aventurave dhe jeni një njeri i paparishikueshëm.Jeni njerëz paqësor të qetë dhe që pëlqeni qëndrueshmërinë./b.l/noa.al/