Transmetuar më 23-01-2017, 15:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një grua 68 vjeçe ka mbetur e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 maj’ të qytetit të Elbasanit, ndërsa e moshuara është identifikuar si Besihane Doçi.

Menjëherë pas plagosjes ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja e 68 vjeçarjes e cila është qëlluar me plumb, dyshohet se ka ardhur si pasojë e konfliktit midis dy personave me njeri- tjetrin.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al./