Transmetuar më 23-01-2017, 15:09

Një vajzë e mitur në Delvinë, është denoncuar e zhdukur në polici.

Gjatë ditës së djeshme babai i saj, I.Xh., 45 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza e mitur., I.Xh., 17 vjeçe.

Babai i saj tha para uniformave blu se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë. Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo shoqet e saj, e mitura nuk dihet se ku është.

Pas denoncimit të bërë nga babai i të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Delvinë. /b.l/noa.al/