Transmetuar më 23-01-2017, 14:35

Berat, 23 janar 2017, NOA.al- Një grua në Kuçovë ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë të dhimbshme.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:30, në Kuçovë, në banesë, në kushtet e depresionit, 84- vjeçarja F.T., është vetëplagosur me thikë në bark.

Gruaja u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërgua në spital ku ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve pse e moshuara tentoi aktin e rëndë./a.y/noa.al