Transmetuar më 23-01-2017, 14:31

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj është bërë me djalë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai në rrjetin social Facebook, ku ka postuar edhe një foto të vogëlushit. Ai i ka vendosur djalit emrin Dijar.

“Djali im Dijar, emrin ta vura emër shqiptar kompozim i fjalës dije, dijetar kuptimi.  Unë do të edukoj që ta duash vendin tënd Shqipërinë etnike dhe flamurin shqiptar si e dua unë! Ta vlerësosh dhe respektosh si bëra dhe po bëj unë!

Të luftosh deri në fund për të drejtat e tua dhe popullit tonë. Sepse dhe babai im Mehdi Qerimaj kështu më edukoi që kur isha fëmijë e tradita vazhdon.

Na thërret zëri të pareve që lënë jetën për këtë tokë kundra pushtuesve të vendit! Obligim i yni është ta nderojmë Shqipërinë tonë të dashur!” shkruan Qerimaj./b.l/noa.al/