Transmetuar më 23-01-2017, 13:52

Bebe Rexha ka vendosur t’iu prezantojë me tatuazhin e saj më të ri. Ikoza e altoparlantit që ajo ka zgjedhur është shoqëruar me fjalët: “Be Heard” dhe duket sikur këngëtarja nëpërmjet tij përcjell mesazhin që do të dëgjohet.

Nuk e besojmë se një vëmëndje e tillë i ka munguar ndonjëherë Bebes nga fansat, megjithatë ajo do të sigurohet se me muzikën e saj është një ilaç për veshët e atyre që e dëgjojnë.

Gjatë këtij muaji Bebe Rexha publikoi klipin e këngës “I Got You”. Në të vërtetë, kënga ishte publikuar në muajin tetor të vitit të kaluar në versionin audio, por tani i është bashkuar edhe klipi. Bebe duket shumë joshëse në këtë klip.