Transmetuar më 23-01-2017, 12:43

Durrës, 23 janar 2017, NOA.al- Një aksident fatal ka ndodhur në Durrës, në segmentin rrugor Shkozet- Plepa.

Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i trenit”, një i ri duke drejtuar mjetin tip Benz DR 1655 E, ka aksidentuar këmbësoren Z.M., 72 vjeçe, banuese në Plazh, e cila ka qenë duke kapërcyer nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Për pasojë e moshuara ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

Si i dyshuar për ngjarjen u bë arrestimi i 22- vjeçarit Izmir Halili, banues në Durrës.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i shkuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./a.y/noa.al