Transmetuar më 23-01-2017, 12:25

Fier, 23 janar 2017, NOA.al- Pas tentativës për vetëflijim të naftëtarit Agim Myrdini, i cili tentoi hedhjen nga lartësia e oxhakut të kompanisë së naftës ku punonte në Fier, reagon kompania “Trading Petrol and Drilling sh.a”.

Lidhur me pretendimet e tij se ka katër muaj pa rrogë, kompania thotë se ky person pretendon se këto pagesa i detyrohen nga ‘TPD’, dhe sqarohet se shoqëria ‘TPD’ nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendimet e punonjësit.

Në këtë linjë thuhet se ‘TPD’ i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta.

"Duam  të sqarojmë opinionin publik dhe të gjithë të interesuarit, se ‘TPD sh.a’ prej tre vitesh është njeri prej kontraktorëve e ‘Armo’ nëpërmjet një marrëveshje operimi të rafinerisë së Fierit. Në këtë marrëveshje, përgjegjësitë, dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ‘Armo’. Marrëveshja në fjalë ka skaduar në 31 dhjetor të 2016, dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të ‘Armo sh.a’ ndaj tyre”, thuhet më tej.

Gjithashtu deklarohet se marrëveshja në fjalë ka skaduar në 31 dhjetor të 2016, dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të ‘Armo sh.a’ ndaj tyre. po ashtu nënvizohet se largimi i shoqërisë ‘Armo’ dhe braktisja edhe e këtij aseti prej saj, ka krijuar detyrime të larta ndaj institucioneve të tjera, ndaj punonjësve të vetë ‘Armos’ siç është rasti në fjalë, si edhe shoqërisë tonë ‘TPD’, e cila si investitor i rëndësishëm, jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj të tretëve, por është duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht të padrejta, nga autoritetet shtetërore.

Reagimi i kompanisë “Trading Petrol and Drilling SHA”

Ndoqëm me shqetësim ngjarjen në rafinerinë e Fierit, ku një punonjës i ‘Armo sh.a’ kërcënonte të kryejë një akt ekstrem që synon rikuperimin e pagave të prapambetura ndaj tij të cilat nuk i janë paguar në bazë të kontratave të punës, që ai ka me kompaninë ku është punësuar.

Shoqëria ‘TPD’ mëson që ky person pretendon se këto pagesa i detyrohen nga ‘TPD’, pavarësisht situatës të pakëndshme në të cilën detyrohemi të shprehemi, është e nevojshme të sqarojmë opinion publik se shoqëria ‘TPD’ nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendimet e punonjësit.

‘TPD’ i ka pranuar dhe shlyer gjithmonë detyrimet e veta. Duam gjithashtu të sqarojmë opinionin publik dhe të gjithë të interesuarit, se ‘TPD sh.a’ prej tre vitesh është njeri prej kontraktorëve e ‘Armo’ nëpërmjet një marrëveshje operimi të rafinerisë së Fierit. Në këtë marrëveshje, përgjegjësitë, dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ‘Armo’. Marrëveshja në fjalë ka skaduar në 31 dhjetor të 2016, dhe aseti i është dorëzuar përmbaruesve të ngarkuar nga bankat që janë në proces ekzekutimi të rafinerisë së Fierit kundrejt kredive të pashlyera të ‘Armo sh.a’ ndaj tyre. Largimi i shoqërisë ‘Armo’ dhe braktisja edhe e këtij aseti prej saj, ka krijuar detyrime të larta ndaj institucioneve të tjera, ndaj punonjësve të vetë ‘Armos’ siç është rasti në fjalë, si edhe shoqërisë tonë ‘TPD’, e cila si investitor i rëndësishëm, jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj të tretëve, por është duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht të padrejta, nga autoritetet shtetërore./a.y/noa.al 

Kërcënoi me hedhje nga oxhaku, zbret pas tre orësh naftëtari

Fier, punonjësi i rafinerisë së naftës kërcënon me hedhje nga oxhaku