Transmetuar më 23-01-2017, 10:20

Linda Morina e cila prej disa vitesh ka nisur të këndojë, duke i krijuar vetë këngët e saj, tërheq vëmendjen me çdo dalje të saj.

Së fundmi Linda i ka kushtuar një këngë Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

E veçanta është se kësaj radhe këndon në anglisht dhe stili dhe artikulimi i saj lënë shumë për të dëshiruar. Megjithatë nisma e saj vlen për t’u përshëndetur, pasi nuk lë rast të shënuar pa i dedikuar një këngë.

Linda Morina e ka nisur karrierën në moshë të vonë, duke u vetëpromovuar në rrjetet sociale. Pak muaj më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku edhe ata që vetëm i kishin dëgjuar emrin, patën mundësi që ta njihnin më shumë. Linda tregoi se për çdo gjë ia ka dalë vetë, ndërsa pohoi se ndonëse 38 vjeçe, është ende e virgjër./a.y/noa.al