Transmetuar më 23-01-2017, 09:45

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili vitin e kaluar u rendit i treti tek të rinjtë, në festivalin italian të këngës Sanremo, garon sërish këtë vit.

34- vjeçari fierak, kësaj radhe këndon me artistët e mëdhenj, me këngën “Vietato Morire”, (E ndaluar te vdesësh), këngë që flet për dhunën mbi gratë, mbi fëmijët dhe qeniet njerëzore.

Duke folur për mediat italiane, kantautori shqiptar thotë se nuk e konsideron Sanremon si një garë, duke thënë se muzika nuk mund të konsiderohet si garë.

Ndërkohë në 10 shkurt, Ermal Meta pritet të publikojë albimin e tij me titullin e këngës konkurruese “Vietato Morire”./a.y/noa.al