Transmetuar më 23-01-2017, 08:37

Nuk është hera e parë që në ujërat tona të kapen peshkaqen. Madje ka pasur raste edhe të përmasave të mëdha, siç ishte ai i para disa ditëve në Borsh.

Por pasditen e së diel “çudia” ka ndodhur në ujërat detit Adriatik që lagin Durrësin. Kanë qenë peshkatarët e Durrësit ata që kanë kapur tre peshkaqenë të vegjël, shkruan ‘JOQ’.

E kanë marrë me sportivitet dhe janë kënaqur nga ajo që kanë kapur, edhe pse nuk janë të shpeshta të tilla raste.

Për më tepër, nuk është e zakontë dhe diçka që jemi mësuar, të gjejmë apo shikojmë peshkaqenë në territorin tonë.