Transmetuar më 23-01-2017, 08:03

Pak ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina ishte në Maldive me të ëmën dhe vajzën e vogël, si duket për të marrë veten me të mirë.

Kjo pasi ditën e djeshme, e diel, ajo i është nënshtruar një ndërhyrje estetike.

Është mjeku që merret me ndërhyrjet estetike Skerdi Faria, ai i cili ka bërë të ditur ndërhyrjen e Fjollës, duke publikuar një video në Facebook, ku shihet bashkë me këngëtaren.

“Jam me një vip Kosove e cila ka bërë një operacion sot. E gjeni dot se çfarë operacioni ka bërë? Do ta merrni vesh më vonë. Mashalla shumë bukur”, thotë ai duke qeshur.

Ndërkohë Fjolla vetëm buzëqesh dhe në pamje të parë nuk kuptohet se çfarë ndërhyrje estetike ka bërë./a.y/noa.al