Transmetuar më 23-01-2017, 07:29

Familjarët thonë se marrje mendsh kishte pasur që në mëngjes, megjithatë askush nga kompania ku punonte nuk e kishte dërguar në shtëpi.

Erion Myrtaj, 27 vjeç, një emigrant shqiptar në Genova të Italisë, i cili punonte për kompaninë “Rhenus”, vijoi të transportonte mobilie lartë e poshtë gjatë së martës së lënë pas, ku ra nëpër shkallë me gjithë mobilie.

Të zotët e apartamentit lajmëruan ambulancën, duke u transportuar me urgjencë në spital.

Ai ndërroi jetë gjatë së mërkurës, pa mundur të mbijetojë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Tashmë prokuroria ka nisur hetimet lidhur me kushtet e punës së të riut shqiptar.

“Kishte dy ditë që kishte filluar punë. Ankohej sepse puna ishte shumë e rëndë, transportonte mobilie dhe mall i vetëm. Jemi të tronditur, duam të kuptojmë çfarë ka ndodhur”, thotë babai i tij Shpëtim Myrtaj.

Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin spitalor dhe pritet përgjigja e autopsisë mjekoligjore për të përcaktuar më shumë lidhur me shkaqet e vdekjes./a.y/noa.al