Transmetuar më 23-01-2017, 00:04

Mes atyre që mendojnë se temat e bisedimeve duhet të riformatohen është edhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, i cili thotë gjithashtu se ekipi i bisedimeve me Serbinë duhet të ndryshojë dhe palës tjetër duhet t’i vihen kushte.

Në një intervistë me VOA, zoti Pacolli, i cili ndodhej në Uashington për inaugurimin e Presidentit Donald Trump, tha gjithashtu se incidenti me trenin në Kosovë tashmë është i tejkaluar dhe qytetarët nuk duhet të mbahen në tension.