Transmetuar më 22-01-2017, 23:27

Nga Ylli Dylgjeri

Nuk dërgohet Telegrami pa kaluar në sitën e Vettingut!  Siç po duket, kjo mbetet një nga arsyet e forta që Telegrami i urimit për Presidentin e SHBA nuk është nisur ende.

Gojët e liga thonë se zarfi është nisur por… e ka bllokuar LSI-ja meqë e drejton Postën Shqiptare.

Por edhe kjo nuk qëndron.

Posta ka marrë gatishmëri Nr.1, në pritje të Telegramit.

Tjetërkund fle lepuri.

Ekipi i juristëve të Fondacionit Sorros ka menduar edhe për këtë zgjidhje.

Ky ekip specialistësh me seriozitetin qe e ka nisur këtë punë, do pastrojë jo vetëm SHQIPERINE por edhe SHBA-në.

Do kalojnë të gjithë ne skanerin Sorros.

Me t’u verifikuar pastërtia e Presidentit Trump, urimet do vërshojnë. Me postë, me email, me ç’mundet do të mbërrijnë në Washington D.C.

Në gatishmëri thuhet janë edhe një tufë pëllumbash korrierë.

Por, pas ca peripecish u anulua ky shpend.

Niseshin për në SHBA e ktheheshin në dritaret e burgjeve për punë të tjera… Përfundimisht Urimi do niset me një Shqiponjë.

Presidenti Trump i ka qejf shumë Shqiponjat.

I mbante në zyrë gjatë fushatës presidenciale.

Dikush duhet t’i ketë folur për origjinën shqiptare të këtij shpendi.

Mesazhi me Shqiponjë është më i plotë.

Është edhe më patriotik. Deri në fluturim…, po presim Vettingun.