Transmetuar më 22-01-2017, 22:54

Skuadra e Barcelonës ka fituar thellë në mbrëmjen e sotme kudnër Eibarit me rezultatin 0:4.

Në takimin e vlefshëm për “La Liga” spanjolle, Barcelona ka dhuruar spektakël në lojë.

Golat për katalanasit u shënuan Denis Suarez, Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë, dy më pak se sa Real Madridi në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një garë e fortë mes Real Madridit, Barcelonës dhe Seviljas që do të konkurojnë deri në fund për titullin.