Transmetuar më 22-01-2017, 20:25

Rubrika “Shihemi në gjyq” që transmetohet në televizionin Klan, këtë javë ka trajtuar një problematikë të ndjeshme për shqiptarët, atë të pronave.

Dy motra Fatbardha nënë e katër fëmijëve dhe Laureta shtatëzanë, kanë zgjedhur që ta trajtojnë problemin e tyre live nëpërmjet emisionit të drejtuar nga Eni Çobani.

Një nga motrat akuzon motrën tjetër dhe njerkën se kanë vrarë babain dhe tani konflikti është për pronat. 

Debati ka degraduar në sherr mes tyre ku Laureta e ka quajtur ‘kopile’ motrën e saj, ndërsa Fatbardha ka reaguar e revoltuar duke e thirrur shtrigë. Kjo e fundit ka shkuar drejt motrës së saj për ta qëlluar pa marrë parasysh faktin e shtatëzanisë së saj. 

Nga tregimi i historisë ato janë rritur nga njerka, e cila pas vdekjes së babait të vajzave nuk i ka ndarë pronat në mënyrë të barabartë.

Motrave fatkeqe i është dashur të ndërrojnë disa burra.

Ato janë ndarë disa herë dhe kanë fëmijë me ta.

Këto fatkeqësi ato mendojnë se i kanë nga familja pasi martesat e tyre ishin të detyruara.