Transmetuar më 22-01-2017, 19:42

Shpejtësia është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë dhe më të rrezikuarit janë motoristët, të cilëve një gabim i vogël mund t’u kushtojë shumë.

Por një motorist në Washington ka shpëtuar mrekullisht pasi u përplas me një automjet, që po lëvizte para tij.

Videoja e filmuara nga kamera e një makine tjetër tregon motoristin që shpëton vetëm falë një lëvizjeje prej akrobati duke hipur mbi mjetin që përplasi, duke krijuar idenë se është pjesë e ndonjë filmi.