Transmetuar më 22-01-2017, 19:09

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë ku një person ka djegur veten me lëndë djegëse të dyshuar "benzinë".

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës "Mitat Hoxha".

Personi ende i paidentifikuar, për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, Policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Viktima është i seksit mashkull, rreth 175 cm i gjatë, rreth moshës 30-40 vjeç.

Po punohet për identifikimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./noa.al/