Transmetuar më 22-01-2017, 18:55

Ai ishte gati për t’i propozuar për martesë të dashurës, por diçka ndodhi në momentet e fundit.

Andrew Fox dhe Heather Terwilliger kishin shkuar në stadium për të ndjekur një lojë futbolli amerikan.

Ai u përpoq të nxirrte unazën e fejesën në kohën kur kamera ishte e fokusuar tek ata, por për fat të keq, unaza humbi në shkallët e stadiumit.

Për më shumë se 5 minuta çifti u përpoq të gjente unazën bashkë me ndihmën e spektatorëve të tjerë.

Disa përdorën dritat e telefonave por më kot, unaza nuk u gjet.

Me lot në sy, Heather i ka thënë po të dashurit të saj edhe pas gabimit të bërë.