Transmetuar më 22-01-2017, 18:51

Shpërthimi i granatës në Pogradec, rezultoi fatal për djalin e ri që mori plagë të rënda. Ai ndërroi jetë në moshën vetëm 22 vjeç.

Daja i tij, gjendet në spital, pasi edhe ai u plagos seriozisht në incidentin që ndodhi tre ditë më parë në Vërdovë të Pogradecit, raporton noa.al.

Granata ndodhej në oborrin pranë banesave të tyre dhe shpërthimi ishte i papritur. Në ato momente, dajë e nip kanë qenë duke ndërhyrë në tubacionet e ujësjellësit.

Dajë e nip u dërguan në Spitalin e Traumës në kryeqytet po 22-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Policia thotë se po kryen hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. Deri tani nuk ka një vlerësim për ngjarjen që të bëhet publik për median.