Transmetuar më 22-01-2017, 18:31

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur dje në takimin Olimpiakos-Skoda Xanthi, ku ultrasit e kampionëve të Greqisë, kanë hapur një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Parulla raciste është hapur prapa njërës nga portat në stadium.

Ky gjest pritet ti kushtojë klubit të Olimpiakos, pasi UEFA nuk toleron raste të tilla nëpër stadiume.

Takimi Olimpiakos-Skoda Xanthi përfundoi me fitoren e vendasve.