Transmetuar më 22-01-2017, 18:24

Një sondazh i medias britanike “The Top Tens” e ka renditur Tiranën si qytetin e katërt më të rrezikshëm në Europë, pas Moskës, Glasgout dhe Sarajevës.

Në sondazh britanikët e kanë konsideruar Tiranën si një qytet jo të sigurt.

Britanikja “The Top Tens” shkruan se e gjithë bota ka dëgjuar për mafien shqiptare, që nga trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, vrasjet dhe përdhunimet dhe se kjo mafie kontrollon plot 40% të trafikut të drogës në botë.

Sipas raporteve të FBI-së, mafia shqiptare është një nga tre organizatat mafioze më të mëdha në botë.

Ndërkohë që gjendet dhe një përshkrim i rëndësishëm për vendin në të cilin qytetet janë renditur, nën kryeqytetin tonë thuhet:

”E gjithë bota ka dëgjuar për mafian shqiptare, për trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, vrasjet, përdhunimet, etj. Ata kontrollojnë mbi 40% të trafikut të drogës në botë. Janë të rrënjosur thellë në Ballkan që nga shekulli i 15-të”.

Në raportet e FBI-së thuhet se, mafia shqiptare është 1 nga 3 organizatat mafioze më të mëdha në botë, ndërsa në raportet e Interpolit thuhet se, mafia shqiptare është organizata e dytë më e madhe mafioze në botë.

Kriminaliteti në Tiranë është rritur frikshëm sidomos gjatë vitit që lamë pas. Ky fakt pranohet nga vetë drejtuesit e policisë.

Drejtori i Policisë së Tiranë deklaroi para dy ditësh gjatë analizës vjetore se, në 2016 kanë ndodhur 18 vrasje, 6 vrasje më shumë se në 2015. Ndërkohë, 70 për qind e vrasjeve nuk janë zbuluar ende.Gjatë vitit 2016 janë shtuar viktimat si pasojë e aksidenteve në Tiranë.

Në vitin që lamë pas kanë ndodhur 186 aksidente me 58 të vdekur dhe 128 të plagosur rëndë. Po ashtu, gjatë vitit 2016 kanë ndodhur 15 shpërthime me eksploziv në biznese, banesa dhe automjete.

Këto fakte tregojnë se, krimi është rritur frikshëm, duke rritur pasigurinë tek banorët e kryeqytetit.

***

Sondazhi britanik sigurisht që nuk mund të konsiderohet vërtetësi absolute. Disa thonë se situata e rendit në Tiranë është normale dhe të tjerë e cilësojnë problematike.

Po ju si mendoni?

Komentoni lirisht më poshtë, ose shkruani mendimin tuaj në email [email protected] duke shkruar në fillim kodin: 635859