Transmetuar më 22-01-2017, 17:42

Skuadra braziliane e Chapecoense ngriti gjatë mbrëmjes së djeshme në lotë trofeun e Kupës së Amerikës, të cilin ia dhuroi pa lojë skuadra e Nacionalit.

Ngritja e kupës u bë pas miqësores kundër Palmeiras.

Në këtë ndeshje, e gjithë skuadra ishte e re, duke filluar kështu një epokë tjetër për Chapecoensen.

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së trofeut ishin edhe familjarët e futbollistëve që humbën jetën në aksident, teksa lotët në stadium ishin të shumtë.

Në fund të vitit 2016 skuadra braziliane e Chapecoense, gjatë udhëtimit të saj për të luajtur finalen e klubeve për Kupën e Amerikës Jugore ndaj Nacionalit, pësoi një tragjedi ajrore, ku thuajse e gjitha skuadra dhe stafi vdiqën, përveç tre futbollistëve.