Transmetuar më 22-01-2017, 15:21

Sulmuesi i Kombëtraes shqiptare Rei Manaj, ditën e djeshme debutoi me skuadrën e Pisës në “Serinë B”, ndërsa ishte protagonist në fitimin dhe humbjen e një penalltie.

Megjithatë kjo nuk e ka mërzituar aspak trajnerin Genaro Gatuso, i cili e ka vlerësuar me nota pozitive të riun lushnjar.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh”, shpejgoi Gatuso në konferencën për mediat.

Manaj është futbollist i Interit, ndërsa gjatë sezonit të parë ai u aktivizua i huazuar te skuadra e Pescaras, por nuk arriti dot që të jepte më të mirën e tij./noa.al/