Transmetuar më 22-01-2017, 13:13

Dashamir Dini, babai i Ergi Dini që njëkohësisht është edhe gazetar, kujton sërish me dhimbje humbjen e djalit të tij. Ai i ka kushtuar të birit një poezi elegji.

“…por yjet lindkan për te ndriçuar qiejt. Ç’t’i them kitarës tënde me tela ylberesh, që pret gishtat prej flladi për ta përkëdhelur me dashuri tingujsh?!”, shton mes poezisë babai i Ergit.

Këngëtari i muzikës shqiptare, humbi jetën tragjikisht pak muaj më parë në një aksident me motor në kryeqytet bashkë me shokun e tij, Kejdi Halili.

Poezia e të atit të Ergit:

“ELEGJI PËR TIM BIR”ERGIN

Në tortën e ditëlindjes nëna i shkruajti lutje Zotit, edhe për 100 vite të tjera për Ty, Bir……por yjet lindkan për të ndriçuar qiejtë. Ç’t’i them kitarës tënde me tela ylberesh, që pret gishtat prej flladi për ta përkëdhelur me dashuri tingujsh?!

Ç’t’i them heshtjes, që pret të zgjohet me magjinë e zërit tënd?! Në dhomën ku flije TI, me ëndrrat, hidhërimi përgjak këmbët duke shkelur mbi copat e thyera të zemrave tona.…oh sa të ngjet dielli, Biri im! Dikur, nuk besoja në krijesat e shenjta!…se ende nuk të njihja Ty.”