Transmetuar më 22-01-2017, 07:52

Ndërsa shumë shqetësohen nga hakerat për profilin e tyre në Facebook, një studim i ri sugjeron se përdoruesit duhet të jenë më të shqetësuar në këtë drejtim për njerëzit më të afërt.

Studimi është bërë nga Universiteti i “British Columbia” dhe në analizë janë marrë 1,308 amerikanë të rritur.

Në përfundim të tij u arrit se një në pesë të rritur, ose 24 për qind kanë pranuar se janë futur të paktën njëherë të vetme në llogarinë e Facebook-ut të partnerit të tyre, mikut, apo një njeriu të afërt.

Arsyet janë për kuriozitet apo argëtim, e të tjerë e kanë bërë për shkak të xhelozisë apo armiqësi. Sigurisht llogaria e Facebook është hapur nga vetë kompjuteri apo telefoni i “viktimës”.