Transmetuar më 22-01-2017, 00:09

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar disa të dhëna që lidhen me aktivizimin e njerëzve nga rajoni i Ballkanit për organizatën terroriste Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS).

Ky institut publikon se ka një dominancë të shqiptarëve në Kosovë dhe Shkup që përgatiten për t’u rekrutuar nga ISIS.

Sipas këtij instituti, në zonën veriore të Kosovës si dhe atë veriperëndimore të Shkupit, ka një zhvillim të ndjeshëm të përgatitjes ushtarake të një numri shqiptarësh për të luftuar në strukturat e ISIS.

Krahasuar me Evropën Perëndimore, - vlerëson Instituti Amerikan i Paqes, është më i lartë numri i rekrutimeve ushtarake të ISIS nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë.

Raporti përmend përfshirje në strukturat e ISIS përmes rekrutimit, përgatitjes për luftë dhe trajnimeve të ndryshme ushtarake, edhe banorë të Bosnje Hercegovinës.

Sipas Institutit, Maqedonia renditet ndër pesë vendet kryesore në botë për furnizim me rekrutë të huaj të ISIS.

Ky institut evidenton edhe se pesë bashki të Kosovës që lidhen me Maqedoninë dhe Shqipërinë, janë ndër më të hapurat ndaj rekrutimit në strukturat e ISIS.