Transmetuar më 21-01-2017, 21:44

Historia e eksodit shqiptar drejt Italisë, do të trajtohet të hënën në mbrëmje, në emisionin “PresaDiretta”, që transmetohet në televizionin italian, Rai 3.

Lajmi njoftohet nëpërmjet profilit zyrtar të emisionit “PresaDiretta”, në Facebook.

“Çfarë fati kanë pasur shqiptarët?

Aju kujtohet? Ishte viti 1991, gjatë gjithë ditës shihnim anije të mbushur me njerëz të dëshpëruar që kërkonin një shpresë në vendin tonë (Itali). Dhe atëherë flitej për pushtim. Po sot? Pas 25 vitesh, çfarë ka ndodhur me shqiptarët e mbërritur në Itali?”, shkruhet në postimin e emisionit shoqëruar me një video kushtuar shqiptarëve.

Fati i shqiptarëve në “PresaDiretta”, i cili drejtohet nga moderatori i njohur Riccardo Iacona, do të transmetohet të hënën në orën 21:15./noa.al/