Transmetuar më 21-01-2017, 21:21

Foto: Marshi në Prishtinë

Disa qindra mijë protestues kanë dalë në rrugë, nëpër qytete në të gjithë botën më 21 janar, për të treguar solidaritet me protestën në Uashington, e quajtur "Marshi i Grave", kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Berlin, Prishtinë, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore "Marshi i grave " po zhvillohet në Uashington.

Organizatorët kanë thënë se presin 200,000 njerëz për të marrë pjesë në marshimin e tyre në Uashington, duke nisur nga ora 10 e paradites sipas kohës lokale (16:00 sipas orës së Tiranës.