Transmetuar më 21-01-2017, 20:27

Nga Thomas L. Friedman / “The New York Times”

Kur Donald Trump u zgjodh si president, mu duk si veprimi më i nxituar që ka bërë ndonjëherë shteti ynë. Si shumë Amerikanë shpresova për më të mirën. Ai do rritet në punë. Do ta rrethojë veten me njerëz të mirë. Vendit tonë i duhet një valë mendimesh të reja. Ai do të tërhiqet nga idetë e tij ekstreme.

Por tani që Trump është gati të vërë dorën mbi Bibël dhe të bëjë betimin, unë kurrë nuk kam qenë më shumë i shqetësuar për vendin tim. Kjo vjen për shumë arsye, por mbi të gjitha për shkak të impulsive të vogla në Twitter që presidenti i zgjedhur ka bërë gjatë tranzicionit të tij.

Kjo gjë shfaq papjekuri, mungesë respekti për zyrën që ai është gati për të marrë përsipër, një person që hutohet lehtë nga objekte me shkëlqim, dhe mungesa e mirësjelljes themelore që mund të nxehë qeverinë e tij dhe të ndajë vendin. Kam frikë se do të tensionojmë institucionet tona në mënyra të papara që nga Lufta e Vietnamit.

Si udhëheqës, ke vetëm një shans për të dhënë një përshtypje të dytë. Dhe është për të ardhur keq se si Trump e shpërdoroi të tijën. Një sondazh i kohëve të fundit, Gallup Poll, gjeti se vetëm 44 për qind e amerikanëve e miratojnë mënyrën se si Trump është sjellë- krahasuar me 83 për qind për Presidentin Obama dhe 61 për qind për George W. Bush-in. Por, unë e di, në fjalimin e tij inaugurues Trump edhe një herë do të thërrasë për të “fashuar plagët e ndarjes.” Megjithatë, duke pasur parasysh të gjitha reagimet ë tij impulsive nëpërmjet Twitter-it, këto fjalë do të tingëllojnë boshe. Ai u ka zbrazur atyre të gjithë forcën emocionale që ato përmbajnë me shkrimet e tij të helmatisura dhe refuzimin për të sjellë qoftë edhe një demokrat në kabinetin e tij.

Trump nuk është president i parë që sulmohet për legjitimitetin e presidencës së tij. Qe pikërisht ai që udhëhoqi sulme të ngjashme ndaj legjitimitetit të presidencës së Obamës. Më shumë se çdo president, që prej Richard Nikxon-it, Trump u tregua i paaftë për t’i kthyer armiqtë në aleatët e tij.

Megjithatë, pasi Meryl Streep përdori fjalimin e saj të pranimit në Golden Globes për të përulur imitimin mizor të një gazetari handikap të bërë nga ana e tij, Trump – në vend që ta tallte atë duke e quajtur “një nga aktoret më të mbivlerësuar në Hollywood”, – të shkruante në Twitter: “Meryl Streep, aktorja më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë. Në fushata ndodhin gjëra, Meryl. Edhe unë jam i penduar. Por më shiko, unë do të të bëjë krenar për presidencën sime!!!

Po nëse, pasi John Lewis, kongresmeni i të drejtave civile dhe hero, vendosi në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, Trump nuk do të kishte shfryrë që Lewis është “fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë” dhe “të shpenzonte më shumë kohë për të ndrequr lagjen e tij, e cila është në një gjendje të tmerrshme”. Po në qoftë se Trump do të kishte shkruar në Twtter: “John Lewis, një amerikan i madh, le të ecim së bashku për rregullimin e lagjes tënde dhe të zhvillojmë një plan për të përmirësuar jetën e njerëzve atje. Obama ishte veç fjalë. Unë vetëm veproj. Më telefono të premten pas orës 13:00, 202-456-1414. Unë do të tregojë se sa serioz jam unë”.”

Po nëse, gjatë Vitit të Ri, Trump – në vend që të shkruante në Twitter “Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë, duke përfshirë këtu edhe armiqtë e mi të shumtë” të cilët “humbën kaq keq saqë nuk dinë se çfarë të bëjnë më”, – të shkruante: “Gëzuar Vitin e Ri për çdo amerikan – sidomos për Hillary Clinton dhe përkrahësit e saj, e cila luftoi një fushatë shumë shumë të vështirë. Le ta bëjmë 2017-ën të mahnitshme  për çdo amerikan. Shumë dashuri!”.

Po në qoftë se, pasi një anëtar i muzikalit të “Hamilton” i bëri thirrje Zv/ Presidentit të zgjedhur Mike Pence për “respektimin e vlerave tona amerikane” dhe “puno në emër të të gjithë”, Trump – në vend që të denonconte aktorin si “shumë të vrazhdë dhe fyes” dhe duke pretenduar se ai “me zor kishte mësuar përmendësh rreshtat e tij”,- të shkruante ndryshe: “Kastit të Hamilton-it: Vlerësojmë shqetësimin tuaj të sinqertë për vendin tonë. Kur të jem në dhomën ku çdo gjë ndodh, të premtoj se mund të ndodhin edhe gjëra të mira. Nuk do ta shpërdoroj shansin për të punuar në emër të të gjithëve!”

Po nëse Trump – në vend që ta quante udhëheqësin e pakicës në Senat Chuck Schumer “klloun” – të shkruante: “Chuck, ti je njëshi!!! Top demokrati, tani që iku Obama!!! Ti i adhuron marrëveshjet. Më dërgoni ekspertët shëndetësore më të mirë dhe ne do të rregullojmë këtë gjë së bashku brenda 24 orëve, në mënyrë që çdo amerikan të bëhet më mirë, dhe të kenë kujdes shëndetësor më të lirë. Do jemi të dy heronj (epo mirë, unë pak më shumë se ti). Më telefono!!!”

Kështu tingëllon zemërgjerësia. Do të kishte mbjellë vullnet të mirë i cili do të korrte zgjidhjen sa më të lehtë të çdo problemi. Kjo nuk do t’i kushtonte asgjë Trump-it.

E kam theksuar edhe më parë se një nga filmat e mi të preferuar është “Invictus”, e cila tregon se si Nelson Mandela, kur u bë president i Afrikës së Jugut, fitoi besimin e komunitetit të bardhë. Menjëherë pasi Mandela erdhi në pushtet, këshilltarët e tij të sportit kërkuan të ndryshonin emrin dhe ngjyrat e ekipit të famshëm vendas regbi– në “Springboks”komplet të bardha – diçka që reflektonte të kundërtën e komunitetit Afrikan.

Mandela refuzoi. Ai i tha ndihmësit e tij se çelësi për marrjen e ndjesisë si në shtëpi, në një vend të zezë të udhëhequr nga Afrika e Jugut kanë qenë simbolet e rrënjosur që në fëmijërinë e ti. “Ne duhet ti habisim ata me vetëpërmbajtje dhe bujari”, tha Mandela.

Shumica e amerikanëve janë njerëz të zemërmirë të cilët aktualisht janë të uritur për tu ndjerë të bashkuar përsëri. Shumica e atyre që votuan kundër Trump pasi t’i jepnin një vështrim për së dyti do të habiteshin me bujarinë dhe hijeshinë e tij. Ai bëri komplet të kundërtën. Sa keq.