Transmetuar më 21-01-2017, 19:46

Nga Artan Fuga

Edhe përsërisin si papagaj se demokracia është pushteti i popullit, edhe e quajnë populizëm kur populli vendos për të bërë zgjedhje që nuk përputhen me dëshirat dhe konceptet që qarkullojnë në shtresën solidare: pushtetarë-media-financierë.

Çudi vërtet!

Por, jemi në një epokë kur qytetarët po kërkojnë zgjidhje të reja për fatet e tyre, praktika të tjera, politika të tjera.

Madje edhe njerëz të tjerë që t’u besojnë fatet e tyre!

Koha është e disruption. E ndryshimeve të thella!

A nuk e provoi zgjedhja e presidentit Trump! A nuk e tregoi BREXIT i Britanisë së Madhe! A nuk e treguan forcat e reja politike në Itali, Spanjë, Greqi!