Transmetuar më 21-01-2017, 19:31

Një adoleshente shtatzënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lindi dy binjake 3 muaj para kohe, pasi u qëllua në bark nga i dashuri i saj dhe fatkeqësisht njëra nga foshnjet nuk mbijetoi dot.

Foshnja tjetër e mbijetuar është në spital dhe mbahet në jetë me tuba, pasi kreu një operacion në zemër.

Ziarye Freeman, 19-vjeçe, nga Pensilvania, ka deklaruar se ajo ka qenë shpesh herë viktimë e abuzimit të të dashurit të saj, Jay Junior para se ajo të mbetej shtatzënë.

“Më pështynte dhe më qëllonte në bark kur ishte i mërzitur ose i nevrikosur”, ka treguar adoleshentja për mediat amerikane.

Jay Junior ka pranuar akuzat pas arrestimit por është shfajësuar duke thënë se nuk kanë qenë të qëllimshme.

Ai është dënuar me disa vite burg, pasi shfajësimet e tij nuk u morën parasysh nga gjykatësi.