Transmetuar më 21-01-2017, 18:48

Atë Francisco Lopez Sedano, është një prift ekzorcist, 80-vjeçar nga Meksika dhe ka deklaruar se Djalli trembet nga ai.

Atë Francisco Lopez Sedano i cili ka kryer rreth 6 mijë ceremoni ekzorcizmi, thotë se Djalli i flet nëpërmjet personave të pushtuar.

“Kur flet me një demon, nuk po komunikon me diçka, por me një person”, thotë prifti nga Meksika.

“Qëllimi i Satanait është që të na ndajë nga Zoti, të na frikësojë, të na kërcënojë, të na bëjë të dridhemi. Ai na sjell dembelizmin, frikën, gjumin, mosbesimin, dëshpërimin, urrejtjen, çdo gjë negative”, ka shtuar Atë Francisco Lopez Sedano.

Sipas tij Djalli e zotëron një njeri vetëm nëse ai ose ajo e lejon që ta bëjë këtë gjë, shkruan Daily Mail./noa.al/