Transmetuar më 21-01-2017, 14:29

Prezantuesja Xhemi Shehu, e cila prej vitesh është e angazhuar me kohë të plotë në televizion, duket se arrin të ekuilibrojë karrierën dhe një familje të shëndetshme.

Ajo është nënë e dy djemve e Martinit dhe Gabrielit, të cilët kanë një ngjashmëri shumë të madhe me të.

Ditën e sotme Xhemi ka publikuar në Instagram një fotografi të të vgjëlve, ku Martin shihet i pikturuar në fytyrë si Spiderman, ndërsa Gabrieli si maçok.

Gabrieli i ka hipur në kurriz vëllait të madh duke lodruar dhe Xhemi nuk e ka mbajtur dot për vete këtë moment, duke e ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Xhemi u bë nënë për herë të parë me Martinin i cili po shkon 6 vjeç, ndërsa rreth katër vite më vonë solli në jetë edhe të voglin Gabriel./a.y/noa.al