Transmetuar më 21-01-2017, 14:04

Tiranë, NOA.al- Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese, herë pas here do të ketë kalim të vranësirave të lehta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit por të pranishme do të jenë vranësirat e shpeshta

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshim duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Reshje të dendura dëbore do të jenë dominuese për vendet Lindore, si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik në lindje të kontinentit. Po ashtu, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore do të mbetet moti në Itali.

Por moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant për të gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian./a.y/noa.al