Transmetuar më 21-01-2017, 13:13

Kapi të ëmën duke bërë seks tresh me dy shokët e shkollës dhe e denoncoi në polici. Një vajzë adoleshente, tregoi në polici se kapi të ëmën në krevat me dy shokët e shkollës, ku të dehur bënin seks me nënën e saj 40- vjeçare, Jaimie Ayer.

Siç raporton “The Sun”, gruaja i kishte joshur të rinjtë, gjatë një feste të organizuar nga e bija në fund të muajit dhjetor, në shtëpinë e tyre në Bradenton, të Florida, SHBA.

Më pas i kishte dehur, duke i ftuar në dhomën e aj të gjumit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga dy të rinjtë në polici, shkruan noa.al.

Gruaja e cila u gjet e dehur nga policia, akuzohet për ngacmim seksual. Ajo tentoi të mbrohej duke thënë se i kishte dalë situata nga kontrolli për shkak të pijes.

Dy të rinjtë do të thirren për të dëshmuar në seancën gjyqësore që do mbahet ndaj saj./a.y/noa.al