Transmetuar më 21-01-2017, 09:29

Presidenti i ri amerikan dhe zonja e parë Melania Trump, shkëlqyen në ballon presidenciale të së premtes mbrëma, pak pas betimit të Donald Trump si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Çifti presidencial mbërriti në “National Building Museum” rreth orës 11.00 të mbrëmjes, të shoqëruar nga familja.

Melania u shfaq me flokët e lëshuar dhe me një fustan të bardhë të gjatë, me një të çarë bujare deri në pjesën e sipërme të këmbës, duke u shfaqur mjaft fine dhe elegante.

Krahas saj, vëmendjen e mori edhe vajza e Presidentit Trump, Ivanka, e cila u shfaq e veshur me një fustan stil princeshe me xixa dhe shkëlqim. Në fotogaleri gjeni momentet më kulmore të ballos si dhe kërcimin presidencial./a.y/noa.al