Transmetuar më 20-01-2017, 23:04

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj nëpërmjet një postimi llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një fotografi ku janë dy tepsi me byrekë shqiptarë.

Ai i ka cilësuar dashuri të vërteta dy tepsitë me byrekë shqiptarë.

Në foton e postuar nga ai, janë kapur një tepsi me fli dhe një me pite.

“Dashuri e vërtetë”, shkruan Mavraj në postimin e tij, i cili sugjeron që duhen shoqëruar me spec djegës./noa.al/