Transmetuar më 20-01-2017, 20:05

Skuadra italiane e Milanit ka arritur marrëveshjen me anglezët e Evertonit për transferimin e sulmuesit Gerard Deulofeu.

Pas disa ditësh interesim ka marrë fund telenovela për transferimin e spanjollit, i cili kalon te Milani në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Milani e ka transferuar futbollistin për 500 mijë euro më të drejtë blerjeje për 18 milionë euro nëse ai bind drejtuesit kuqezinj.

Për Deulofeu u interesuan edhe gjermanët e Wolfsburgut, por në fund triumfoi Milani./noa.al/